Franca dëbon 6 rusë të akuzuar për spiunazh

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 21:24
franca 1280x720

Franca dëbon 6 rusë të akuzuar për spiunazh

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 21:24

Gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë. Ministria e jashtme franceze ka deklaruar se: “Të gjashtë rusët supozohej se punonin nën mbulesë diplomatike” dhe po punonin në kundërshtim me interesat tona kombëtare”.

Sipas deklaratës së ministrisë franceze operacioni klandestin u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera.

Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, si dhe shumë vende të tjera europiane.