Kishte sjellë kontrabandë 1250 litra naftë dhe e tregonte te bar-restoranti, arrestohet 53-vjeçari

Publikuar më: 11/4/2022, ora 12:25
nafte kontraband 1280x720

Kishte sjellë kontrabandë 1250 litra naftë dhe e tregonte te bar-restoranti, arrestohet 53-vjeçari

Publikuar më: 11/4/2022, ora 12:25

Çmimet e javëve të fundit për shkak të konfliktit në Ukrainë kanë sjellë raste të kontrabandës së hidrokarbureve në vend.

Gjatë një operacioni policor të drejtuar nga Policia e Elbasanit, është vënë në pranga një 53-vjeçar të cilit i janë sekuestruar 1250 litra karburant, të futur ilegalisht në vend.

Shtetasi me inicialet Y.K., banues në fshatin Qukës të Përrenjasit, dyshohet se shiste karburantin në ambientet e bar-restorantit në pronësi të tij.  

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.