Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kontrolli i çmimeve, me gjithë ngritjen e bordit, qytetarët po paguajnë shtrenjtë për ushqimet

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 13:17 | Ekonomi
Kontrolli i çmimeve, me gjithë ngritjen e bordit, qytetarët po

Me gjithë ngritjen e Bordit për Monitorimin e Çmimeve të Produkteve Ushqimore, shqiptarët po vijojnë të paguajnë shtrenjtë ndërsa xhepat po u boshatisen më shpejt.

Sipas vendimit të qeverisë, i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” ka një sërë kompetencash të cilat përfshinë miratimin e listës së produkteve ushqimore, përcaktimin, zbatimin  dhe përditësimin e normave të fitimit për kompanitë.

Po a është ky instrumenti i duhur për të menaxhuar krizën e çmimeve?

“Ne kemi institucione që kanë kompetenca që të luanin rolin që ka bordi. Ne këtë situatë, do te ishte më mirë që institucione si ISHT dhe AK të luanin rolin e mbrojtjes së konsumatorëve, dhe pastaj të shihnin mundësinë e ngritjes të një bordi për rritjen e çmimeve”, thotë Xhensika Bezati nga qendra “Konsumatori Shqiptar”.    

E teksa bordet, përfshirë atë të hidrokarbureve, nuk po japin ndonjë ndikim domethënës te çmimet e produkteve, përfaqësues nga organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve sugjerojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të qeverisë për të mbështetur qytetarët përmes politikave fiskale.

Bordi i çmimeve do të vazhdojë të monitorojë tregun për të paktën tre muaj, ndërsa pas kësaj periudhe do të ketë një vlerësim nga Qeveria, bazuar edhe te ecuria e inflacionit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë