MotoGP, kryevepër e Bastianinit në SHBA

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 09:58

MotoGP, kryevepër e Bastianinit në SHBA

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 09:58

Enea Bastianini ishte fitues i Çmimit të Madh të Amerikës, etapa e katërt e këtij sezoni në MotoGP.

Me triumfin e jashtëzakonshëm në Austin, piloti i Ducati rikthehet në krye të klasifikimit për pilotë. Ai u rendit përpara Alex Rins (Suzuki) dhe Jack Miller (Ducati).

Edhe pse vetëm në sezonin e dytë në klasin mbretëreshë, Bastianini ishte perfekt në strategji dhe në leximin e garës. Ai u mbrojt me kujdes nga rivalët, teksa 7 xhiro përpara fundit parakaloi Millerin dhe kaloi i pari në finish.

Mir u klasifikua i katërti, përpara Bagnaia dhe Marc Marquez.