Për herë të dytë në Shqipëri, Luiza Gega triumfon në gjysmëmaratonën ballkanike

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 12:16
MB GJYSEM MARATONA BALLKANIKE LUISA GEGA frame 661 1280x720

Për herë të dytë në Shqipëri, Luiza Gega triumfon në gjysmëmaratonën ballkanike

Përditësuar më: 11/4/2022, ora 12:16

Këtë të diel u zhvillua dhe gjysmëmaratona ballkanike ku morën pjesë 44 garues nga 22 shtete të ndryshme anëtare të autorizuara nga Federata Ballkanike e Atletikës.

Gara u organizua në Parkun kombëtar të Liqenit ku pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, atletet dhanë më të mirën e tyre.  

Në kategorinë e femrave fituese u shpall atletja kuqezi Luiza Gega, ndërsa në kategorinë e meshkujve fitues doli Dario Ivanovsi nga Maqedonia.

Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria mirëpriti këtë event që zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të Ballkanit.