Mbi 10 mijë civilë të vdekur në Mariupol

Përditësuar më: 12/4/2022, ora 07:34
mariupol 2 1280x720

Mbi 10 mijë civilë të vdekur në Mariupol

Përditësuar më: 12/4/2022, ora 07:34

Më shumë se 10,000 civilë kanë humbur jetën në qytetin port ukrainas të Mariupol. Lajmi ëhstë konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Vadym Boychenko.

Në një intervistë për Associated Press, ai tha se numri i të vdekurve mund të tejkalojë 20,000, pasi javë të tëra sulmesh dhe mungesa e ushqimit dhe furnizimeve kanë lënë kufomat “të mbuluara nëpër rrugë” në një intervistë për Associated Press.

Boychenko akuzoi gjithashtu forcat ruse se kishin bllokuar javë të tëra autokolonat humanitare në qytet në një përpjekje për të fshehur masakrën atje nga bota e jashtme.

Sipas tij ka ende 120,000 civilë në Mariupol, të cilët kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe ilaçe.

Boychenko tha gjithashtu se kishte marrë raporte për rusët që mblidhnin trupa dhe i ruanin në frigoriferë në një qendër të madhe tregtare.

Mariupol është goditur rëndë nga sulmet ruse dhe ka pësuar disa nga sulmet më brutale të luftës.