Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pse tani gara për Teatrin e Operas? Çela rikandidon: Përmbush kushtet e qeverisë, jo të ministrisë

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 17:19 | Aktualitet
Pse tani gara për Teatrin e Operas? Çela rikandidon: Përmbush

Ajo erdhi në detyrë menjëherë pasiartisti Ilir Kerni dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në konkurs më vonë Zana Çela siguroi mandatin e dytë dhe ndonëse shumë pranë mbarimit të mandatit, për shkak të tërmetit, rikonstruksionit, por edhe pandemisë, Çela u sigurua nga ministrja Margariti se do të ishte në krye të institucionit të rikonstruktuar për shkak të punës së mirë të kryer edhe gjatë periudhës 4 vjeçare kur teatri ishte pa teatër.

Mirëpo, diçka ka ndryshuar dy javët e fundit. Ministria shpalli të hapur një konkurs për postin e drejtorit të ri të Teatrit dhe kushti i parë ishte një master shkencor në ekonomi e financë. E mendohet se shkak për këtë konkurs të menjëhershëm është fakti se drejtoresha aktuale Çela, nuk po merr në dorëzim investimin miliona eurosh që është bërë në rikonstruksionin e TKOB-it.

Mendohet sipas disa e-maileve të dërguara në ministri se projekti ka patur shumë mangësi dhe problematika çka ka bërë që Çela të mos e firmosë marrjen në dorëzim të investimit.

Megjithatë, përtej debateve të lindura përmes shkresave, Zana Çela konfirmon se do të rikandidojë për këtë post. Por një nga kushtet është masteri shkencor në ekonomi-financë, ç’ka duket sikur përjashton nga gara disa artistët të skenës të pretendojnë a të konkurrojnë në këtë post.

Sipas Ministrisë, për një menaxhim financiar të mirë të institucionit dhe shkëputjen nga varësia totale me buxhetin e shtetit, çka faktikisht nuk është e vërtetë. Nga të dhënat e publikuara nga Çela për çdo shfaqje nga buxheti i Ministrisë merren thuajse 23 % e parave, pjesa tjetër përmes donatorëve, ndërkohë që paratë nga shitja e biletave i kalojnë ende Ministrisë së Financave, dhe thuajse 20-30% i mbeten teatrit, çka nënkupton se teatri po funksionon jo në varësi totale nga buxheti i shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani