Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Banonte prej 13 vitesh në Itali, shqiptari dëbohet nga Italia, “nuk ka përvetësuar rregullat e bashkëjetesës së qytetëruar”

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 11:18 | Sociale
Banonte prej 13 vitesh në Itali, shqiptari dëbohet nga Italia,

Banonte prej 13 vitesh në Itali, me kontratë pune të rregullt, i martuar me dy fëmijë 7 dhe 14 vjeç, por një shtetasi shqiptar do t'i mohohet mundësia e rinovimit të lejes së qëndrimit në vendin fqinj.

Arsyeja? “Nuk ka përvetësuar rregullat themeltare të bashkëjetesës së qytetëruar”. Nuk është fjalia e një eksponenti të ndonjë organizate raciste, por vendimi i marrë nga Gjykata Administrative e rajonit Liguria, në veri të Italisë, ndaj shqiptarit që kishte ankimuar një vendim të Kuesturës së Savonës dhe Ministrisë së Brendshme.

Shqiptari, të cilit nuk i është zbuluar identiteti, kishte një rekord negativ në tre vitet e fundit. Edhe pse rregullisht i punësuar, ai ishte dënuar 16 herë për krime të lidhura me trafikimin e narkotikëve, dhe nga “rrezikshmëria” e tij u gjykua si masë e nevojshme largimi, që nuk përfshin vetëm personin në fjalë.

Vendimi vlen edhe për familjen e tij, “nga momenti që kanë të njëjtën nënshtetësi, dhe mund të rikthehen në vendlindje pa shkaktuar probleme ndarje nga kryefamiljari”.     

A2 CNN Livestream

Dita jonë