Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pastrimi i parave, zyrtari amerikan: Shqipëria në listën gri, shenjë turpi për vendin

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 14:18 | Kronikë
Pastrimi i parave, zyrtari amerikan: Shqipëria në listën gri,

Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, por fakti se ka mbetur në listën e vendeve me monitorim të shtuar, të ashtuquajturën lista gri e pastrimit të parave, është shqetësuese.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, tha se krahas punës së disa institucioneve siç është SPAK, pozicionimi në listën gri është një shenjë turpi për vendin: “Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”.

Rockwell përmendi dhe dosjen e inceneratorëve: “Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e incineratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar”.

Përfshirja e shoqërisë civile në luftën kundër pastrimit të parave është një tjetër hap i rëndësishëm, por edhe media si një faktor jo vetëm denoncues, por edhe parandalues.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë