Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arsimi në parlament, Berisha akuza për degradim, debate mes deputetëve

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 19:50 | Sociale
Arsimi në parlament, Berisha akuza për degradim, debate mes

Studimi i një grupi shkencëtarësh spanjollë që e rendisin Universitetin e Tiranës të fundit në botë për cilësinë dhe plagjiaturën, ka shkaktuar debate të ashpra në parlament. Ministrja Evis Kushi është përpjekur të sqarojë se ky vlerësim i universiteteve është bazuar vetëm në studimin e faqeve të tyre të internetit.

“Është një iniciativë e një grupi kërkimor spanjoll, i cili ka për qëllim të përmbajtjes dhe publikimeve të faqeve të internetit të universiteteve, dhe jo nëpërmjet komunikimit dhe bashkëpunimit me universitetet”, tha Kushi.

Por ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për degradimin e arsimit në vend. Sipas tij, universitetet në rrethe po mbylljen, të rinjtë po largohen nga Shqipëria, ndërsa mësuesit e aftë janë zëvendësuar nga militantët.

“Që të gjithë, shumica juaj nuk keni punë me diploma e doktorata, por edhe ato që i keni, sipas burimeve të shumta janë plagjiatura. Pra, hajdut në shkencë, në ekonomi, në çdo gjë. Kjo është Shqipëria. Prandaj universitetet renditen 700 vende më poshtë se të Kosovës”, tha Berisha.

Ish- kryeministri Berisha foli edhe për ligjin e arsimit të lartë që sipas tij u krijua për të favorizuar  sistemin privat. Bllokimi disavjeçar i doktoraturave ishte një tjetër shkak që sipas Berishës çoi në degradim arsimin e lartë, ndërsa kujtoi përfshirjen e të inkriminuarve në proceset më të rëndësishme arsimore. “Ju nuk keni harruar, kur kandidati për rektor, i njohur për bindjet e tij të majta, por njeri që nuk mund të jepte kampusin e universiteti paradhënie bandave, u ndal në mes të sheshit nga famozi Shullazi dhe iu tha “dorëheqje ose djalin peng” në emër të Edi Ramës”, tha Berisha.

Por debatin politik me Sali Berishën e ka vijuar Elisa Spiropali, ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin: “Sali, tre piramida ke ndërtuar në jetë, ato financiare që rrënuan Shqipërinë, ato arsimore që bënë analfabetë të rinjtë e Shqipërisë dhe piramidën politike në majë të së cilës ti nuk ngjitesh dot më, edhe të kërcesh pupthi”, tha Spiropali.

A2 CNN Livestream

Dita jonë