Lefter Koka zhvendoset në paraburgimin e Durrësit

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:58
Arrestohet lefter koka ish ministri i mjedisit afera e inceneratoreve akuzohet spak opozita lsi ps 1280x720

Lefter Koka zhvendoset në paraburgimin e Durrësit

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:58

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbi të cilin rëndojnë dy masa sigurie “arrest në burg”, është zhvendosur në paraburgimin e Durrësit.

Burimë për A2 CNN pranë SPAK bënë me dije se lëvizja e Kokës është bërë pas lënies në paraburgim të ish-deputetit Alqi Bllako dhe shmangien e kontaktit të tyre në paraburgimin 313.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që Koka të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK për llogari të hetimit të inceneratorit të Elbasanit.