Njihuni me Ferrarin e deteve

Përditësuar më: 14/4/2022, ora 12:07

Njihuni me Ferrarin e deteve

Përditësuar më: 14/4/2022, ora 12:07

Studioja Lazzarini Design është frymëzuar nga Ferrari për të krijuar Gran Turismo Mediterranea, një jaht luksoz dhe shumë i veçantë, që mund të konsiderohet edhe supermakina e deteve.

Me një ngjyrë “Rosso Corsa” (e kuqja e garave) që dekoron pjesën e sipërme të mjetit lundrues, ky jaht duket sikur ka dalë nga fabrika e Maranellos, aty ku Ferrari krijon makinat e saj për rrugë dhe pistë.

Një nga karakteristikat më të spikatura të këtij jahti është se në pjesën e pasme ka një “garazh”, ku mund të vendoset një makinë, mundësisht Ferrari.

Me një gjatësi prej 27 metrash, jahti mund të transportojë 4 persona, përveç 3 anëtarëve të ekuipazhit.

Sistemi i tij shtytës përbëhet nga tre motorë MAN V12, një transmision Arneson dhe një helikë qendrore Hamilton Jet. Dhe, megjithëse fuqia e tij përfundimtare nuk është zbuluar, është njoftuar se shpejtësia maksimale e tij do të jetë 70 nyje (130 km/h).