Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përplasja brenda PD, Basha kërkon nga SPAK hetimin e non grata-ve, Berisha: Je në hetim nga FBI

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 16:29 | Politikë
Përplasja brenda PD, Basha kërkon nga SPAK hetimin e non grata-ve,

Kritikat e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj qeverisë ishin oksigjen për politikën e Lulzim Bashës. Ish-kryetari i demokratëve doli përpara kamerave për të dhënë qëndrimet e tij se DASH konfirmoi akuzat e opozitës dhe se Sali Berisha po mban një standard të dyfishtë me amerikanët. 

“Ne nuk mund të themi Doshi, Aqif Rakipi duhe të jenë jashtë si kompani dhe nga ana tjetër kur veprime të ngjashme ndodhin brenda damiljes tonë të ndodhin standard të dyfishtë. Duke mos qenë në gjendje ta justifikojë këtë paradoks, Sali Berisha ka nisur sulmet kundër meje”, deklaroi Lulzim Basha.

Ish-kryetari i PD-së shkoi më tej duke bërë apel që SPAK të nisë hetimet për personat e shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, frazë të cilën qytetarët e kishin dëgjuar pak ditë më parë nga Edi Rama në Kongresin e socialistëve. Në të njëjtin vend, por në orë të ndryshe, Sali Berisha iu përgjigj kësaj sfide të Lulzim Bashës. 

“Asgjëje mbi Tokë nuk i druhem unë sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe kjo është panciri i Sali Berishës. Atë thirrje e kam bërë unë me kohë. Por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, por edhe shqiptare, është Lulzim Basha”, u shpreh ish-kryeministri.

Sipas Berishës kjo është arsyeja se përse nuk udhëton dot drejt SHBA ndërsa edhe vetë Basha iu përgjigj interesit të medias nëse në pasaportën e tij është një vizë amerikane. 

“Për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin. Nëse shkonte përballej me ligjin, kjo ndodhte”, shtoi Berisha.

Demokratët vijojnë të jenë të përçarë në qasjet e tyre dhe për Bashën shkaktar është Sali Berisha, duke nënvizuar se nuk do të shkojë në asnjë mbledhje partie sa kohë prezent të jetë ai. Një qasje tjetër kishte ish-kryeministri se askush nuk është i përjashtuar, por se Lulzim Bashën mund ta përjashtojë drejtësia nga politika. 

“Nuk gjykoj se prania ime në një sesion ku një i paftuar vjen aty dhe sillet me arrogancë dhe me parullën kush nuk i nënshtrohet interesit tim është armik dhe i popullit i vlen”, tha Basha.

“Tani që ka dhënë dorëheqjen e është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh që ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, ka procesin me drejtësinë belge”, deklaroi Berisha.

Basha qëndroi në sallën e Kuvendit pak më shumë se 60 minuta dhe dalja e Berishës në foltore, bëri që ai të dilte edhe nga salla e parlamentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë