Së shpejti në WNBA, basketbollistja shqiptare që po kap majën

Përditësuar më: 14/4/2022, ora 12:37

Së shpejti në WNBA, basketbollistja shqiptare që po kap majën

Përditësuar më: 14/4/2022, ora 12:37

Një basketbolliste shqiptare do të kapë majën e basketbollit, pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin më të fortë dhe të bukur në botë, atë amerikan (WNBA).

23-vjeçarja Lorela Cubaj, me origjinë shqiptare me shtetësi italiane, është përzgjedhur për “draft”-in e radhës, ku do të luajë për New York Liberty.

Cubaj e ka nisur karrierën e saj në Pink Basket Terni, përpara se të transferohej te Venezia. Më pas, aventura e saj vijoi në SHBA, aty ku luajti me kolegjet.

Por, vajza shqiptare nuk shkëlqen vetëm në sport. Lorela është diplomuar për administrim biznesi në Institutin Teknologjik të Xhorxhias.