Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjendet e mbytur një grua pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 13:01 | Kronikë
Gjendet e mbytur një grua pranë shëtitores

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në det, pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Sipas Policisë, 58-vjeçarja ka hyrë në det dhe është mbytur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Ambulanca ka shkuar menjëherë në zonë dhe është bërë marrja e trupit.

Kujtojmë se një javë më parë, një 45-vjeçare u gjend e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenxë në Dibër.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani