Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bashkimi i PD, propozimi i deputetëve i hap rrugë rikthimit të Bashës kryetar

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 10:55 | Politikë
Bashkimi i PD, propozimi i deputetëve i hap rrugë rikthimit të

Enkelejd Alibeaj prezantoi platformën e mbështetur nga 31 deputetë të PD-së, që sipas tij, mund të çojë drejt bashkimit të partisë.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar nënvizoi se platforma parashikon pezullimin e zgjedhjeve në degë, ndalimin e gjuhës së urrejtjes denigruese ndërmjet demokratëve dhe kërkon krijimin e një grupi pune për hartimin e dhe detajimin e programit për zgjedhjet në strukturat e PD-së.

“Aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete, dhe mbi të gjitha duhet të tregojnë që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj. Në çdo proces, në çdo strukturë, është e domosdoshme që të vlerësohet dhe ruhet kontributi dhe meritokracia e kujtdo në PD. Aktet e njëanshme, rruga e njëanshme, proceset e njëanshme dhe përjashtuese për mijëra dhe mijëra demokratë, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë as interesit të demokratëve”, tha Alibeaj.

Por kjo platformë bashkimi vuri më shumë në dukje ndasinë mes demokratëve. Nga 52 deputet që mori PD në zgjedhje, 31 mbështetën këtë platformë, 15 janë tashmë pjesë apo mbështetës të Komisionit të Rithemelimit ndërsa6 parlamentar duket se kishin zgjedhur të qëndronin të baraslarguar ky konflikt. Matematika e numrave është e thjeshtë, grupimi Basha-Alibeaj vijon të ketë shumicën brenda deputetëve, Berisha minorancë, dhe përçarja mund të thellohet me polin e tretë brenda PD-së. 

“Pati propozim që të vendosje se ai që humbet në dy procese elektorale nuk mund të drejtoj më PD. Kjo nuk mori shumicën dhe nuk u fut në dokument”. 

Ky propozim i Agron Gjekmarkajt dhe Ferdinand Xhaferrajt duket se ishte hartuar për një person të vetëm, Lulzim Basha të mos kandidojë më postin e kryetarit dhe ishte hedhur poshtë nga pjesa tjetër e deputetëve duke i lënë shteg të hapur ish-kryetarit të sapo dorëhequr për tu rikthyer në krye të PD.

Materiali i propozuar nga Enkelejd Alibeaj duhet të merret në konsideratë nga pjesa tjetër demokratëve që kanë kontrollin e selinë blu gjë që u reflektua edhe nga vendi se u ku bë ky prezantim, në zyrat e Kryesisë së Kuvendit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani