Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Ndërprerja e gazit rus do të kërcënonte paqen sociale në Gjermani”

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 22:35 | Bota
“Ndërprerja e gazit rus do të kërcënonte paqen sociale

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, njëherazi dhe Ministri Federal për Çështjet Ekonomike Robert Habeck deklaroi se është kundër vendosjes së një embargoje të menjëhershme për furnizimet me gaz nga Rusia.

"Një embargo e menjëhershme ndaj gazit natyror rus do të kërcënonte paqen sociale në Gjermani. Prandaj, ne duhet të veprojmë me kujdes, të përgatisim lëvizjet tona tërësisht dhe t'u përmbahemi planeve tona, nëse duam të dëmtojmë presidentin Putin", tha Habeck në një intervistë me Funke Mediengruppe.

Ministri deklaroi se Gjermania po punon për të zgjidhur këtë situatë, përfshirë këtu dhe mundësinë që vendi të nxjerrë vetë gaz.

“Ne po punojmë në mënyrë aktive për t'u bërë të pavarur nga karburantet fosile nga Rusia. Për sa i përket gazit, ndërtimi aktiv i terminaleve për marrjen e gazit natyror të lëngshëm është duke u zhvilluar. Në Gjermaninë e veriut ka depozita të mëdha gazi argjilor, por ai mund të nxirret vetëm me ndihmën e teknologjisë së thyerjes hidraulike, e quajtur ndryshe “frakking”, shtoi Habeck duke lënë të kuptohej se për këtë gjë duhej ende kohë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani