Demokratët zgjedhin sot kryetarët e degëve në qarqe

Publikuar më: 17/4/2022, ora 10:18
zgjedhje 1280x720

Demokratët zgjedhin sot kryetarët e degëve në qarqe

Publikuar më: 17/4/2022, ora 10:18

Komisioni i Rithemelimit ka nisur sot procesin zgjedhor për kreun e degës në disa qarqe të vendit këtë të diel. Procesi i votimit ka nisur 8:00 të mëngjesit dhe do të zhvillohet deri në orën 18:00 të

Rreth 2000 votues me të drejtë vote pritet të zgjedhin sot kreun e ri të Partisë Demokratike dega Vlorë.

Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të zhvillohet deri në orën 18:00 të mbrëmjes në pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë.

Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatë; Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj, Lorenc Danaj.

Gjirokastër

Ndërkohë 1100 anëtarë me të drejtë vote do të zgjedhin kreun e ri të Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Procesi ka nisur nga ora 8:00 dhe do të vijojë deri në orën 17 :00. Në Qarkun e Gjirokastrës demokratët janë thirrur për të zgjedhur kryetaret e tyre. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Në degën e PD Gjirokastër janë thirrur 1100 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Eri Shehaj dhe Daniel Sino.

Në Këlcyrë janë thirrur 570 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Arjan Kasaj dhe Kleanthi Gjika.

Në Memaliaj janë thirrur  300 anëtare me të drejtë votë për të zgjedhur mes Bujar Kapllani dhe Erald Çela.

Në Tepelenë janë thirrur 256 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes avokat Malo Sadikaj dhe mësuesit Vullnet Xhelili.

Në Përmet janë thirrur 470 anëtarë me të drejtë vote për të zgjedhur mes Arson Lipe dhe Kiara Banushi.