Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kur arbitri ka nevojë për syze, as VAR-i nuk bën punë. Shikoni 11-metërshin skandaloz

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 12:03 | Futboll

Në një ndeshje të vlefshme për Champions League-n afrikane, arbitri akordoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë, kur në fakt ishte e qartë që mbrojtësi e largoi topin me gju.

VAR-i e thërriti arbitrin që ta rishikonte edhe një herë aksionin. Por, e habitshmja ishte që edhe pasi e pa, gjyqtari kryesor vendosi t’i qëndronte besnik vendimit të tij të parë, duke lënë në fuqi 11-metërshin.

E pabesueshme…

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani