Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Masakra në Çikatovë të Vjetër, Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 21:54 | Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan të rënët në 23-vjetorin e masakrës në Çikatovë të Vjetër. Osmani tha se është një ditë me dhimbje të madhe për të gjithë Kosovën sepse shumë civilë, shumë martirë, shumë dëshmorë ranë për lirinë e Kosovës. Ajo nënvizoi se po kujtojnë këtë sakrificë të madhe pa të cilën liria do të ishte e pamundshme.

 “Liria jonë do të jetë e plotë atë ditë kur do të këtë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht këta që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë, edhe sot përsërisimin thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare, që mos t’i fsheh kriminelet, që ta pranojë fajin dhe të kërkoje falje”, deklaroi presidentja e Kosovës.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se masakrat në Kosovë janë dëshmi që Serbia ka kryer gjenocid.

Disa nga viktimat e masakrës së ndodhur 23 vite më parë

 “Këto masakra janë dëshmia më e qartë se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë, për këtë arsye ne do të argumentojmë vazhdimisht gjenocidin që e ka bërë Serbia mbi popullin tonë civilë të pambrojtur të Kosovës dhe që vetëm atëherë kur drejtësia të vijë në vend, vetëm atëherë kur kriminelet të gjykohen e të marrin dënimin e merituar, atëherë zemrat e familjareve të cilët i humben më të dashurit e tyre, do të jenë më të lehtësuara”, ishin fjalët e tij.

Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani