Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Pashkët e luftës”, Papa Françesku në mesazhin “urbi et orbi”: Paqe në Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 15:26 | Bota
“Pashkët e luftës”, Papa Françesku në mesazhin

Bota po shënon një “Pashkë lufte”. Papa Françesku dha bekimin “Urbi et Orbi” në Sheshin e Shën Pjetrit, përpara rreth 100 mijë besimtarëve, në meshën me publik prezent për herë të parë që prej 2019-s, për shkak të masave anti-covid.

Ati i Shenjtë u kërkoi udhëheqësve të dëgjojnë lutjen e popullit për paqe në Ukrainë dhe kritikoi në mënyrë indirekte Rusinë për konfliktin “mizor dhe të pakuptimtë”: “U bëftë paqe për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, e sprovuar kaq rëndë nga dhuna dhe shkatërrimi i luftës mizore dhe të pakuptimtë, në të cilën u tërhoq zvarrë. Në këtë natë të tmerrshme vuajtjeje dhe vdekjeje, mund të shfaqet së shpejti një agim i ri shprese! Le të të ketë një vendim për paqen, le t'i jepet fund tregimit të muskujve ndërsa njerëzit vuajnë. Ju lutem, të mos mësohemi me luftën. Le të angazhohemi të gjithë për të kërkuar paqen, nga ballkonet tona dhe në rrugët tona”.

Papa 85-vjeçar, fjalimin e tij drejtuar qytetit dhe botës, të cilin e mban vetëm dy herë në vit, ia kushtoi pjesën më të madhe Ukrainës: “Edhe sytë tanë janë mosbesues në këtë Pashkë lufte. Kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Edhe zemrat tona janë mbushur me frikë dhe ankth, teksa shumë nga vëllezërit dhe motrat tona u detyruan të mbylleshin në mënyrë që të ishin të sigurtë nga bombardimet”.

“Urbi et Orbi” tradicionalisht është një fjalim që pasqyron konfliktet botërore. Në meshën në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit morën pjesë edhe disa politikanë ukrainas, përfshirë kryetarin e zgjedhur të Melitopolit, i cili u mor peng nga ushtria ruse dhe më pas shkëmbye me disa të burgosur. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani