Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë. Ernejt Shyti flet për ekzekutime të tjera, veç vrasjes së Behar Sofisë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 16:44 | Kronikë
Rrëfehet bashkëpunëtori i drejtësisë. Ernejt Shyti flet

Kur ende nuk është arritur në kapjen e porositësit të vërtetë në ekzekutimin e Behar Sofisë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shyti, ka treguar për hetuesit dhe vepra të tjera që grupi kishte kryer.

Njëra prej tyre është vendosja e tritolit ndaj Gjon Menës, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt, në Kamëz, dy javë para ekzekutimit të 66-vjeçarit pranë Piramidës. Ernejt Shyti ka treguar për hetuesit se për ekzekutimin e Behar Sofisë, Xhuljano Visha dhe Bujar Leza flisnin në aplikacionin Skype me persona të tjerë. Aty diskutohej dhe vështirësia e vendosjes së tritolit, pasi ishte shumë pranë Komisariatit të Kamzës.

Vetë Xhuljano Visha i kishte treguar Ernejt Shytit lidhur me vendosjen e eksplozivit dhe se si objektivi i atentatit mbeti i gjymtuar: “Përsa i përket Xhuljanos, di që ai bashkë me Bujarin ka vënë ekploziv në një automjet dhe personi që ata donin të vrisnin me eksploziv ka mbetur invalid. Këtë ma ka treguar Xhuljano në një nga ditët që kishim zbritur në Tiranë dhe flisnim për vrasjen e Behar Sofisë”.

Për vendosjen e eksplozivit, në pranga ra Gjergj Cukali si porositës si dhe dy persona të tjerë, Ermond dhe Enver Jakimi. Në atë kohë, u tha se të afërmit Jakimi vendosën tritolin, por deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë e kanë zgjeruar rrethin e personave të dyshuar. Dy të arrestuarit e tjerë për vrasjen e Behar Sofisë, Visha dhe Leza, kanë rezultuar se kanë qëndruar në të njëjtën qeli në burgun e Vaqarrit, kohë kur Leza akuzohej për porositjen e një vrasjeje me pagesë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani