Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

I akuzuar për 4 vrasje, Nuredin Dumani do të hetohet edhe për 6 ekzekutime të tjera

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 12:02 | Kronikë
I akuzuar për 4 vrasje, Nuredin Dumani do të hetohet edhe për 6

Përveç akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, Nuredin Dumani do të hetohet nga SPAK edhe për 6 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij, Talo Çela, ka ekzekutuar Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Dumani dyshohet për vrasjen e Andi Zylyfit, Kevi Bahos dhe Bujar Çelës. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit një javë më parë shpalli moskompetencën.

Prokurori Kreshnik Ajazi konstatoi se Çela e Dumani kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë dosja u përcoll në SPAK, ku dosja do të hetohet nga Altin Dumani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë