Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ministri Lavrov: Zelensky flet shumë, nuk e di çfarë tymos

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 14:26 | Bota
Ministri Lavrov: Zelensky flet shumë, nuk e di çfarë tymos

Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë. Këtë e tha ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, gjatë një interviste për televizionin India Today, duke iu përgjigjur pyetjes për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në konflikt.

Shefi i diplomacisë ruse nënvizoi se tashmë ka nisur faza e dytë e operacionit special ushtarak në Ukrainë.

“Jam i bindur se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm në të gjithë këtë operacion special”, u shpreh Lavrov.

Ministri rus akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se nuk është serioz në ato që nxjerr nga goja. “Ai flet shumë. Varet nga ajo që tymos, nëse tymos duhan, por ai thotë shumë”, është shprehur Lavrov.

Fazën e dytë të operacionit special e komentoi dhe ministri rus i mbrojtjes, Sergej Shoigu, i cili lëshoi disa akuza ndaj vendeve perëndimore se qëllimisht po zgjasin konfliktin në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë