Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rihapen doktoraturat, kriteret dhe përfituesit e parë

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 14:15 | Aktualitet
Rihapen doktoraturat, kriteret dhe përfituesit e parë

Pas më shumë se 10 vitesh, në Shqipëri do të rihapen programet e doktoraturës. Niveli i ulët akademik, plagjiatura, si dhe dhënia pa kriter e këtyre titujve shkencorë, bëri që qeveria të bllokojë rritjen e pakantrolluar profesionale. Rektori Artan Hoxha beson se tashmë janë mekanizmat e duhur për verifikimin e materialeve nga kandidatët për doktorantë.

Ndërsa procesi i doktoraturave po merr rrugë, kërkimi shkencor nuk po mbështetet me fondet e duhura, një rast për rektorin për ta theksuar këtë mangësi në sistemin Arsimit dhe Shkencës.

Lidhur me degët që rrezikojnë të mbylljen, rektori Hoxha bëri me dije se qeveria po përgatit një vendim i cili do të ketë si qëllim lehtësimin e pranimeve, por edhe stimulimin financiar të studentëve që do të aplikojnë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani