Liga Unike, Teuta eliminohet në gjysmëfinale, mundet nga ylli me dy pikë

Përditësuar më: 21/4/2022, ora 12:54
liga unike 1194x720

Liga Unike, Teuta eliminohet në gjysmëfinale, mundet nga ylli me dy pikë

Përditësuar më: 21/4/2022, ora 12:54

Peja do të jetë finalja e Ligës Unikes për këtë edicion. Teuta, skuadra e vetme që arriti të kualifikohej në Final 4 nuk arriti të surprizonte përballë, duke u mundur në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 84:82.

Një takim i barabarte për te dyja skuadrat dhe gjithçka u vendos vetëm në sekondat e fundit me pikët nga Erjon Kastrati. Bregdetarët nuk e nisen aq mirë pasi e panë veten në disavantazh prej 17 pikësh, megjithatë nuk u dorëzuan dhe besuan deri në fund.

Perioda e tretë ishte më interesante, me skuadrën nga Durrësi që kishte epërsi deri në pesë pikë, por vetëm aq, pasi në dhjetë minutat e fundit dardanët rikthyen avantazhin dhe blinduan fitoren me vetëm 2 pikë diferencë.

Tek Ylli u dalluan Tmusiq me 23 pikë, pesë pikë, kurse te Teuta u dalluan Nasir Core me 23 pikë, Fabien Lilaj dhe Tyler Peterson me nga 13 pikë. Në anën tjetër dhe Peja siguroi finalen pasi mundi Prizrenin me rezultatin 98:94. Finalja mes Yllit dhe Pejës do të luhet këtë të enjte dhe po në të njëjtën ditë, Teuta luan me Prizrenin për vendin e tretë.