Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mike Tyson ngacmohet në avion nga një pasagjer, shikoni se si e pëson "trimi"

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 17:31 | Futboll

Mike Tyson ka goditur me grushte një person që po e bezdiste në një avion, që udhëtonte nga San Francisco në Florida.

Sipas TMZ, që ka siguruar videon, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Pasagjeri i ka folur me zë të lartë ish-kampionit të peshave të rënda në boks. Një dëshmitar tha për TMZ se 55-vjeçari Tyson i kishte kërkuar këtij personi që ta linte të qetë.

Pasi pasagjeri nuk ndaloi së foluri me ton të ngritur, Tyson iu kthye me një seri grushtesh.

Mësohet se personi që po ngacmonte ish-boksierin Mike Tyson ishte nën efektin e drogës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani