Ndihma për ushtrinë ukrainase, krijohen barrierat mbrojtëse në 3D, më pas nis rindërtimi i shtëpive

Përditësuar më: 21/4/2022, ora 17:29

Ndihma për ushtrinë ukrainase, krijohen barrierat mbrojtëse në 3D, më pas nis rindërtimi i shtëpive

Përditësuar më: 21/4/2022, ora 17:29

Kompania çeke ICE do të sigurojë barriera mbrojtëse për ushtrinë ukrainase, të krijuara me teknologjinë 3D, për tu mbrojtur nga agresioni rus por edhe për të nis, sapo lufta të mbarojë, rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar.

Mijëra shtëpi, pallate e rrugë janë shkatërruar nga bombardimet e raketave ruse në këto 2 muaj, duke detyruar miliona vendas të braktisin shtëpitë e të largohen nga vendi.

 “Kemi zhvilluar, bashkë me ekipin tonë të arkitektëve, një sistem mbrojtës modular dhe prej ditësh kemi nisur të printojmë barrierat për ushtrinë ukrainase”. Thotë Tomas Vranek, drejtues i shërbimit industrial.

 “Kemi bërë një test në laboratorët balistikë, kemi marrë rezultate të mira dhe mendojmë që kjo është zgjidhje e sigurtë për ushtrinë ukrainase”

Kompania ICE do të dërgojë në Ukrainë, fillimisht barrierat mbrojtëse për ushtarët e më pas do të nisë punën për të rindërtuar vendin, shtëpi, pallate e rrugë.

 “Këto barriera janë të domosdoshme dhe janë vetëm një hap I parë. Presidenti ukrainas Zelensky e ka marrë tashmë vendimin, për të nisur rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta e për të ndërtuar shtëpitë e reja dhe infrastrukturën po ashtu”, pohon Gerogii Nikolaev, punonjës nga Ukraina.

Këto barriera janë mburoja më e mirë kundër plumbave dhe granatave po ashtu, ndërsa më herët janë testuar në laboratorët balistikë.