Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Për herë të parë në 10 vjet, Netflix shënon rënie të numrit të abonentëve

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 17:38 | Teknologji
Për herë të parë në 10 vjet, Netflix shënon

Netflix humbi 200.000 abonentë në tremujorin e parë, hera e parë në dhjetë vjet që kolosi i streaming ka humbje të abonimeve.

Të dhënat befasojnë analistët dhe zhgënjejnë pritshmëritë. Nën pritshmëritë e tregut, të ardhurat u rritën me 10% në 7.87 miliardë dollarë. Fitimi ra në 1.6 miliardë dollarë nga 1.71 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por më e keqja nuk ka kaluar. Siç shkruan Bloomberg, Netflix parashikon të humbë edhe 2 milionë klientë në tremujorin e dytë dhe 2022-shi mund të jetë viti i tij më i keq.

Investitorët, analistët dhe drejtuesit e Hollywood e kishin parashikuar të vështirë një pjesë të fillimit të vitit për shoqërinë e streaming, por gjithsesi prisnin që Netflix të shtonte 2.5 milionë abonentë. Gjërat, megjithatë, nuk kanë shkuar kështu.

Shoqëria theksoi disa shkaqe për të dhënat negative e ndër to spikasin ndarjet e fjalëkalimeve dhe rritja e konkurrencës.

Netflix ka humbur klientë në tre nga katër rajone - ku më shumë se 600.000 në SHBA dhe Kanada. Sipas shoqërisë, shkak i pjesës më të madhe të këtij rezultati ishte rritja e çmimeve duke pohuar se rënia ishte e parashikuar.

Më tej, pushtimi i Ukrainës nga Rusia i ka kushtuar shoqërisë edhe 700.000 klientë, me një humbje prej 300.000 klientësh në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Azia është e vetmja, me rritje prej më shumë se 1 milion klientësh. Sidoqoftë, Netflix mbetet shumë më përpara se pjesa më e madhe e konkurrentëve të tij jashtë SHBA dhe shërbimi më i madh streaming në botë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë