Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Popullsia e vendit edhe më keq se skenari më pesimist i parashikimeve

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 16:53 | Sociale
Popullsia e vendit edhe më keq se skenari më pesimist i parashikimeve

Popullsia e Shqipërisë po pakësohet me ritme më të shpejta edhe se parashikimet më pesimiste. 

Në vitin 2019, Instituti i Statistikave publikoi një studim ku projektohej se në rastin më të keq në vend do të kishte rreth 2,8 milionë banorë në vitin 2022, por numri i popullsisë këtë vit, në fakt, është gati 50 000 më pak se skenari më i keq i parashikuar nga INSTAT.

Tkurrja e popullsisë ka prekur më fort zonat rurale. Vetëm në vitin fundit, numri i banorëve në fshatra ra me gati 4%.

Nëse qeveria nuk ngre mekanizma për ndaljen e shpopullimit, vendit do i mungojnë mijëra vetë në pak vite, thonë sociologët.

Popullsia e Shqipërisë u pakësua me mbi 36 000 banorë vitin e fundit. Instituti i Statistikave raporton se në janarin e këtij viti, vendi pati më pak se 2,8 milionë banorë, niveli më i ulët i tre dekadave të fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani