Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Testimi i raketës ndërkontinentale, ekspertët: Nuk ka rrezik, Putin kërkon të fshehë dështimet ushtarake

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 16:20 | Bota
Testimi i raketës ndërkontinentale, ekspertët: Nuk ka rrezik,

Ndërsa operacioni në Ukrainë nuk po shkon ashtu siç kishte shpresuar, Presidenti Vladimir Putin u kujdes të mbante lart tonin kërcënues këtë herë, duke testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale.

Putin tha se lëshimi i suksesshëm i raketës së pagëzuar me emrin “Sarmat”, apo “Satan 2” nga, në gjendje për të dërguar disa koka nukleare deri në SHBA kontinentale, do t'i bëjë ata që kërcënojnë Rusinë “të mendohen dy herë”. Edhe shefi i Agjencisë Hapësinore ruse, Dmitry Rogozin, e quajti në mënyrë provokuese testin e së mërkurës si “një dhuratë për NATO-n”.

Por, ekspertë perëndimorë minimizojnë aktin, duke thënë se kërcënimi bërthamor për SHBA-në dhe aleatët ishte ekstremisht i ulët: “Rusia njoftoi siç duhet Shtetet e Bashkuara, në bazë të detyrimeve të saj bazuar në marrëveshjen e re START, që po planifikonte të bënte këtë provë me raketë balistike ndërkontinentale. Provat e tilla janë rutinë. Nuk ishte një surprizë. Ne nuk e konsideruam provën si një kërcënim për Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj”.

Ekspertët mendojnë se qëllimi i vërtetë i Putinit me testimin e raketës ndërkontinentale ishte të zhvendoste vëmendjen e audiencës së brendshme nga dështimet ushtarake, të tilla si shkatërrimi i luftuanijes në Detin e Zi, nga forcat ukrainase.  

“Sarmat” është një raketë e rëndë, që pritet të zëvendësojë raketën “Voyevoda” të prodhimit sovjetik, e cila është quajtur “Satani” nga Perëndimi. Presidenti Putin tha se ajo mund të depërtojë çdo sistem të mundshëm të mbrojtjes raketore.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë