F1, Verstappen do të niset i pari në garën sprint

Përditësuar më: 22/4/2022, ora 19:23
verstappen 1280x720

F1, Verstappen do të niset i pari në garën sprint

Përditësuar më: 22/4/2022, ora 19:23

Max Verstappen ka fituar “pole position” në Çmimin e Madh të Emilja Romanjës dhe nesër do të niset nga vendi i parë për garën sprint.

Kampioni i botës në fuqi la pas Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa nga vija e dytë do të nisen Lando Norris (McLaren) dhe Kevin Magnussen (Haas).

Më pas, renditen Fernando Alonso (Alpine) dhe Daniel Ricciardo (McLaren).

Zhgënjim për pilotin tjetër të Ferrarit, Carlos Sainz, i cili do të niset i dhjeti pas një aksidenti në Q2.

Edhe më keq makinat Mercedes, me George Russel që regjistroi kohën e njëmbëdhjetë më të shpejtë dhe Lewis Hamilton, që do të niset nga vendi i trembëdhjetë.