Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reforma zgjedhore, Kuvendi ia kalon komisionit të posaçëm, emrat e PD i çon Alibeaj

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 16:42 | Politikë
Reforma zgjedhore, Kuvendi ia kalon komisionit të posaçëm,

Reformimi i Kodit Zgjedhor duket se do të sjellë një tjetër për shtjellim brenda PD-së. Këshilli i Legjislacionit në Kuvend vendosi që këto çështje t’ia kalojë për shqyrtim Komisionit të Posaçëm Parlamentar, anëtarët e të cilit nuk janë zgjedhur ende. Kush do t’i propozojë ato nga radhët e demokratëve, do të jetë një tjetër debat brenda opozitarëve.

Kuvendit iu deshën 10 muaj që të nisë shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar disa nene të Kodit Zgjedhore. Këshilli i Legjislacionit mori në shqyrtim këto akte kushtetuese duke vendosur që t’ia kalojnë Komisionit të Reformës zgjedhore, organi cili është ngritur në letër por jo faktikisht.

“Kjo çështje t’i kalojë për shqyrtim komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore”, deklaroi Klotilda Bushka.

Ngritja e këtij komisioni parlamentar u bë ditën kur Kuvendi ndryshoi kushtetutën duke zgjatur afatin e organeve të vetingut, si plotësim i kërkesës së Lulzim Bashës për të reformuar legjislacionit elektoral. Një këmbim votash i anatemuar nga grupimi i Berishës që sot drejton partinë.

Ky vendim i Këshillit të Legjislacionit duket se i hedh benzinë zjarrit brenda opozitës pasi të drejtën për të propozuar anëtarë i kanë grupet parlamentare dhe grupi parlamentar i PD-së është i përçarë, nën drejtimin zyrtar të Enkelejd Alibeajt, të cilit Komisioni i Rithemelimit ja ka bërë të qartë se nuk e njeh në këtë tagër.

Nëse situata nuk zgjidhet me darkodësi, jashtë reformës zgjedhore rrezikon të mbetet edhe Oerd Bylykbashi. Prej së paku 15 vitesh ai ka udhëhequr bisedimet e PD-së me PS-në gjatë reformave të vazhdueshme jo vetëm për Kodit Zgjedhor, por tashmë është ende i pezulluar me vullnet të Lulzim Bashës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë