Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Titulli kampion në volejboll, Tirana mposht Erzenin në finalen e parë

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 12:19 | Sporte të tjera
Titulli kampion në volejboll, Tirana mposht Erzenin në finalen e

Tirana e volejbollit të meshkujve fitoi këtë të enjte finalen e parë përballë Erzenit.

Në ndeshjen e luajtur në Parkun Olimpik, “Feti Borova”, bardheblutë mposhtën 3-0 me sete skuadrën nga Shijakun, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Në të tria setet u luftua shumë nga të dyja skuadrat ku diferencat ishin minimale mirëpo në fund ishin kryeqytetasit ata që gabuan më pak dhe triumfuan.

Setin e parë, bardheblutë e fituan me dy pikë diferencë, ndërsa te dyja setet e tjera skuadra e Arben Sakos triumfoi 25-23 dhe 25-22. Pas ndeshjes, tekniku bardheblu u shfaq i kënaqur me skuadrën e tij, ndërsa theksoi se në ndeshjen e radhës pret që djemtë e tij të jenë dhe më agresiv.

Finalja e radhës mes Tiranës dhe Erzenit është këtë të diel në palestrën sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë