Verstappen fiton raundin e parë në Itali, lë pas Leclerc në garën sprint

Përditësuar më: 23/4/2022, ora 17:21

Verstappen fiton raundin e parë në Itali, lë pas Leclerc në garën sprint

Përditësuar më: 23/4/2022, ora 17:21

Max Verstappen është fituesi i garës së parë sprint të Botërorit të Formulës 1 për këtë vit.

Holandezi i Red Bullit, i cili u nis i pari në këtë garë që zgjati vetëm 21 xhiro, e humbi kryesimin që në nisje, në dëm të pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc.

Kur dukej se fitorja do të shkonte për makinën e kuqe, menaxhimi më i mirë i gomave nga ana e kampionit të botës në fuqi, bëri që në dy xhirot e fundit, Verstappen të rimerrte kryesimin dhe 8 pikët e fitores. Ndërkohë, Leclerc merr 7 pikë falë vendit të dytë.

Në vendin e tretë e mbylli sprintin meksikani i Red Bull, Sergio Perez. Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, rekuperoi nga vendi i dhjetë në vendin e katërt, duke rimarrë edhe vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Zhgënjyese paraqitja e Mercedesit: George Russell e përfundoi garën sprint në vendin e 11, ndërsa Lewis Hamilton vetëm në vendin e 14.

10 vendet e para të garës sprint