Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Verstappen triumfon në Imola, Ferrari zhgënjen totalisht

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 17:37 | Sporte të tjera
Verstappen triumfon në Imola, Ferrari zhgënjen totalisht

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Imolas në Formula 1 këtë të diel, duke marrë kështu suksesin e dytë sezonal në kampionat këtë sezon.

Piloti holandez arriti të dominoi të gjithë garën, ndërsa i dyti rendit shoku i tij i skuadrës meksikani Sergio Perez, ndërsa i treti britaniku Lando Norris me McLaren.

Ndërkohë, një zhgënjim total për Ferrarin, i cili hodhi poshtë të gjitha ato paraqitje fantastike në garat e para, duke dështuar totalisht në Itali.

Charles Leclerc u rendit i gjashti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz nuk e mbylli dot atë, duke dalë nga pista që në xhiron e parë pas një kontakti me Daniel Ricciardo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu