Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Del në ankand makina e “shpërthimit” të Michael Schumacher

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 12:25 | Sporte të tjera

Një makinë Benetton B192, që ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 1992 në Formula 1, ka dalë në ankand.

Kjo njëvendëshe, me siguri që do të shitet për një çmim shumë të lartë, pasi bëhet fjalë për makinën që ka përdorur Michael Schumacher, gjatë vitit kur “shpërtheu” në sportin që do të dominonte vitet në vijim.

Në atë sezon të F1, binomi Nigel Mansell-Renault ishte i paarritshëm, ndërkohë që legjendari Ayrton Senna vazhdonte të magjepste tifozët. Në këtë ambient, Michael Schumacher, i cili ishte në vitin e tij të dytë në F1, kishte si qëllim që të luftonte me më të mirët.

Në garën e dytë me këtë makinë, që më 25 prill do të dalë në ankand në Paris, 7 herë kampioni i botës doli në vend të tretë, pas Mansell dhe Senna.

Fitorja e parë e Schumacher me këtë makinë erdhi më 30 gusht, në pistën belge të Spa Francorchamps.

Duke qenë se kjo makinë ka zhvilluar vetëm 8 gara atë vit, blerësi do ta ketë me motorin dhe kutinë e marsheve origjinale, ndërkohë që gomat i janë vendosur të reja.

Pritet që Benetton B192 të shitet për një çmim që varion nga 900 000 në 1 200 000 euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë