Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Më pranë “botës së krimit”, rriten procedimet ndaj fëmijëve, shërbejnë si “çirakë” të grupeve mafioze

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 18:00 | Aktualitet
Më pranë “botës së krimit”, rriten procedimet

Kriminaliteti po ushqen brezat e rinj në vend. Orientimi në këtë drejtim i fëmijëve shqiptarë vijoi edhe vitin e shkuar. Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se procedimet penale ndaj të miturve gjatë 2021-itshit arritën në 704, duke shënuar kështu një rritje me mbi 47 për qind krahasuar me 2020-n, ndërsa deri në moshën 14-vjeçare ata nuk mbajnë përgjegjësi ligjore.

Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, vjedhjet dhe plagosjet janë veprat penale më të përhapura te të miturit.

Numrat në rritje të minorenëve të përfshirë në akte kriminale ekspozojnë një tjetër fenomen edhe më shqetësues, atë të shfrytëzimit të tyre nga grupet e organizuara kriminale, të cilat në shumicën e rasteve nuk identifikohen dhe as ndëshkohen. 

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregojnë se di në muajin mars, në institucionet e vuajtjes së dënimit gjendeshin 18 fëmijë, 16 të paraburgosur dhe 2 të dënuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë