Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

PD zgjedh kryetarin e ri edhe në Lezhë

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 20:28 | Politikë
PD zgjedh kryetarin e ri edhe në Lezhë

Pas numërimit të 784 votave të gjetura në kutitë e votimit, komisioni i votimit ka nxjerrë rezultatin përfundimtar për fituesin e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike në Lezhë.

Pavarësisht 5 votave të pavlefshme, gara është dominuar nga Arben Ndoj, i cili në total ka marrë 578 vota, ndërsa dy garuesit e tjerë, Anton Gjoni dhe Alen Kola, kanë marrë respektivisht 116 dhe 85 vota.

Ka qenë një fitore e thellë ajo që ka arritur Arben Ndoj përballë dy kandidatëve të tjerë në garë, ndërsa procesi ka qenë krejtësisht i qetë dhe është monitoruar edhe nga vetë kandidatët.

Arben Ndoji do të pasojë në këtë detyrë Zef Gjokën, i cili dha dorëheqjen pas ndarjes që pati Partia Demokratike me ngritjen e Komisionit të Rithemelimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë