Prishja e zgjedhjeve për kreun e PD në Malësinë e Madhe, Rithemelimi: Po mbledhim provat

Publikuar më: 25/4/2022, ora 21:23
Untitled collage 24 1280x720

Prishja e zgjedhjeve për kreun e PD në Malësinë e Madhe, Rithemelimi: Po mbledhim provat

Publikuar më: 25/4/2022, ora 21:23

Komisioni i rithemelimit ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me incidentet gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD në Malësinë e Madhe, ku është thyer kutia e votimit.

Menjëherë pas marrjes së informacioneve,  Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në Malësinë e Madhe.

Komisioni njofton se është duke mbledhur të gjitha faktet që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Sipas të dhënave paraprake, incidentet nisën pasi kandidatët në garë pretendonin për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Pati akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.