Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bordi vendos, shpallen çmimet e reja për karburantet

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 15:58 | Ekonomi
Bordi vendos, shpallen çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë për karburantet, që janë në ulje.  

Kështu, me pakicë, një litër naftë do të tregtohet me 226 lekë, benzina ndërkohë do të blihet me 206 lekë për litër. Çmimi i gazit të lëngshëm për automjete, që do të shitet me 104 lekë për litër.

Për sa i përket tregtisë me shumicë, Bordi vendosi këto çmime: 214 Lekë/litri për gazoilin, 194 Lekë/litri për benzinën, si dhe 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çmimet aplikohen nga ora 18:00 e ditës  së sotme dhe deri në mbledhjen e radhës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë