Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fasha 700 kwh, familjarët i druhen rritjes së çmimit të energjisë

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 15:46 | Ekonomi

Propozimi i qeverisë që kush shpenzon më shumë energji, ta paguajë atë më shtrenjtë, duket se i ka trembur familjet shqiptare. Ditët e fundit pranë pikave të OSHEE vihet re një fluks i shtuar i qytetarëve për lidhje të reja kontratash, apo për t’u ankuar për mbifaturim.

Fashën mbi 700 kilovatorë sipas zëvendëskryeministrit e kapërcejnë vetëm 5% e familjeve, që shpenzojnë 25% të konsumit total. Sipas tij, këta janë më të pasurit dhe natyrshëm duhet të paguajnë më shumë. Por faturat e energjisë elektrike tregojnë se edhe një çift pensionistësh e kapërcejnë këtë limit.

Shumë klientë që kanë pasur dy hyrje banesash në një sahat, tashmë po nxitojnë për të lidhur kontrata të reja me OSHEE, në mënyrë që të shmangin pagesën e kripur. Ndërsa zyrat e kompanisë së energjisë janë të mbushura me njerëz që tashmë i druhen mbitarifimit.

Një konsum prej 700 kilovatorësh nuk është aspak luks. Ai nënkupton se duke mbajtur frigoriferin ndezur dhe të gjitha elektroshtëpiaket e tjera në minimum, pra kondicionerin vetëm 4 orë në ditë, bojlerin vetëm 2 orë në ditë, 4 llamba standarde 6 orë në ditë, televizorin 7 orë, si dhe lavatriçen dhe sobën vetëm nga 1 orë në ditë, një familje e kalon lehtësisht këtë fashë.

Me një çmim më të lartë të energjisë, shumë prej këtyre familjeve do të hasnin edhe më shumë vështirësi në përballimin e kostove të shtrenjtuara të jetesës.

https://a2news.com/2022/04/13/balluku-nese-harxhoni-mbi-700-kilovat-ore-do-ta-paguani-me-cmimin-e-tregut/

Vetëm nga muaji shtator kur rritja e çmimeve nisi të bëhej më e ndjeshme e deri në fund të dhjetorit, abonentët familjarë krijuan 1.1 miliardë lekë, apo rreth 9.2 milionë euro detyrime të reja ndaj OSHEE.

A2 CNN Livestream

Dita jonë