Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në maj për në NATO

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 12:44 | Bota
Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në maj për në NATO

Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të shpallin aplikim të njëkohshëm për t'u bashkuar me NATO-n muajin e ardhshëm. Lajmi është raportuar nga mediat lokale, sipas të cilave udhëheqësit e dy vendeve mund të takohen më 16 maj për të shpallur aplikimin për t'u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë.

Stokholmi dhe Helsinki kanë ndjekur prej kohësh politika të neutralitetit ushtarak për të shmangur konfliktin me fuqitë rajonale.

Por gjatë një vizite në Suedi në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se "gjithçka kishte ndryshuar" kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe u tha gazetarëve se Helsinki duhet "të jetë i përgatitur për të gjitha llojet e veprimeve nga Rusia".

Gazeta suedeze Aftonbladet shtoi se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje sigurie gjatë procesit të aplikimit, duke cituar zyrtarë qeveritarë.

Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ja thuhet se do të përfshijë një numër të shtuar trupash në vendet nordike, bashkëpunim të mëtejshëm të inteligjencës, ndihmë në luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe një prani të shtuar të anijeve luftarake të NATO-s në detin Baltik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë