Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Guterres në takimin me Lavrov: Hetime të pavarura, të shpëtohen njerëzit në Mariupol

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 19:45 | Bota
Guterres në takimin me Lavrov: Hetime të pavarura, të

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres nisi turin e takimeve në Rusi, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të krizës. Gjatë takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, Guterres parashtroi edhe propozimet e Kombeve të Bashkuara.

“Jam i shqetësuar për raportet që flasin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krimeve të mundshme të luftës. Nevojiten hetime të pavarura. Kombet e Bashkuara janë gati të mobilizojnë burimet e tyre logjistike për të shpëtuar sa më shumë jetë në Mariupol dhe propozimi im është që të krijohen korridore për ata që duan të largohen nga qyteti”, tha Guterres.

Ndërsa Lavrov tha se propozimet e Rusisë i ishin dërguar Ukrainës para 10 ditësh, por nuk kanë marrë përgjigje nga Presidenti Zelensky.

“E çfarë mund të them? Ngjan si një melodramë kjo që ndodh në Mariupol. Ukrainasit dramatizojnë gjithçka dhe duket sikur dëshirojnë të shfaqin skena që të thyejnë zemrën. Nëse flasim për punë serioze negociatash, më mirë t’u referohemi propozimeve tona që i kemi dërguar para 10 ditësh dhe Zelensky ende nuk ka dëgjuar për to”, tha Lavrov.

Në agjendën e Guterres është parashikuar edhe takimi me presidentin rus Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën, ku synimi parësor mbetet minimizimi i humbjeve njerëzore në këtë luftë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë