Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Jam viktimë e dhunës në familje”

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 10:18 | Showbiz

Johnny Depp ka mbyllur dëshminë e tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-partneres Amber Heard, duke thënë se ai ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Aktori i famshëm ka paditur në gjykatë ish-bashkëshorten e tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.

Tashmë, pritet që radhën e dëshmisë ta marrë Amber Heard, në gjyqin që do të dojë edhe disa javë që të mbyllet.

https://a2news.com/2022/04/21/ta-mbysim-e-pastaj-ta-djegim-mesazhet-shokuese-te-johnny-depp-per-ish-gruan-e-tij/

Në seancat e kaluara, Johnny Depp tregoi me detaje në sallën e gjyqit sherrin që pati me Amber Heard në mars të vitit 2015, që përfundoi me prerjen e gishtit të tij. 58-vjeçari, i cili në atë kohë ndodhej në Australi për xhirimin e filmit “Piratët e Karaibeve”, kujton se ish-gruaja e tij ishte e inatosur për faktin sepse kishte takuar avokatët për një marrëveshje pasmartesore.

“Doja ta qetësoja dhe t’i thoja se nuk ia kisha me të hedhur. Nuk u qetësua dhe situata u përshkallëzua në çmenduri, kaos dhe dhunë. Ishte si e pushtuar. Unë doja të largohesha nga konflikti, por ajo vazhdonte duke më ofenduar rëndë. Ishim në një shtëpi të madhe në Australi dhe unë jam kyçur në 9 dhoma gjatë asaj dite, sepse sherri vazhdoi gjatë gjithë ditës. Ajo i binte dyerve me grusht, donte konfrontim fizik.

“Një moment, kur ishte larguar nga dera, unë dola dhe shkova te bari. Mora një shishe vodka dhe piva disa gota, hera e parë që pija alkool pas shumë vitesh. Kur më pa, nisi të më bërtiste pse nisa të pija prapë. Kapi shishen e vodkës dhe ma hodhi. Më kaloi shumë pranë kokës. Unë qëndrova i qetë dhe mbusha një gotë tjetër nga një shishe tjetër. E mori edhe atë shishe dhe ma hodhi mua. Unë u struka pas barit, por shishja më kapi në dorë. Në fillim nuk ndjeva fare dhembje, por si nxehtësi. Kur pashë dorën, maja e gishtit më kishte ikur dhe unë shikoja vetëm kockën. Aty e humba fare dhe mbaj mend që shkruaja me gjakun e gishtit nëpër mure të gjitha gënjeshtrat që ajo më kishte thënë”, tha Depp.

A2 CNN Livestream

Dita jonë