“Angazhojini ose do t’iu largohen”, pas punonjësve shëndetësore, vendin po e braktisin edhe të rinjtë IT

Përditësuar më: 27/4/2022, ora 16:45

“Angazhojini ose do t’iu largohen”, pas punonjësve shëndetësore, vendin po e braktisin edhe të rinjtë IT

Përditësuar më: 27/4/2022, ora 16:45

Pas eksodit të punonjësve shëndetësorë drejt vendeve më të pasura të Europës, Shqipëria po përballet me largime në një sferë që rrezikon novacionin dhe progresin teknologjik të vendit.

Një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve (ESF) mbi efektet e emigracionit në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, tregon se vetëm në 5 vitet e fundit, vendin e kanë braktisur mbi 2 mijë të rinj të formuar në fushën e teknologjisë së informacionit.

 “Të mbash specialistët e teknologjisë është sfide më e madhe sesa të mbash mjekët. Kjo sepse ndryshimi i tregut është i jashtëzakonshëm, në Europë kërkohen 1 milion programistë, Europa është në plakje dhe sytë e saj janë nga Ballkani”, thotë Erion Nako , ekspert IT i Protik.

Po cilat janë arsyet që fryma e largimit ka përfshirë edhe këtë profil të rinjsh?

 “Në treg janë rritur pagat por nuk ka ende kulturë e pune, dhe ka më hapësira jashtë”, thotë ekspertja e tregut të punës Erka Cako.  

Për të rinjtë, frenimi i largimeve mund të nisë me krijimin e mekanizmave që lidhin nevojat e tregut të punës me profilet e studimit.

Gjermania është destinacioni kryesor edhe për të rinjtë nga fusha e teknologjisë së informacionit. Titulli i shqipëruar i raportit të ESF është “Angazhojini ose do t’ju largohen”.