Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dasmë në kohë karantine, çifti në Shangai martohet në çatinë e pallatit ku jetojnë

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 15:10 | Lifestyle
Dasmë në kohë karantine, çifti në Shangai martohet

Shanghai po përjeton sërish një tjetër karantinë të ashpër, por këto çifte të reja nuk i ndal asgjë të lidhin kurore.

Ashtu si Mi Zhou dhe Yang Ying, të cilët kanë vendosur të martohen në çatinë e ndërtesës ku banojnë, ndryshe nga dasma tradicionale me shumë të ftuar. Janë vetëm ata të dy që bëjnë fotot e ceremonisë martesore.

Nusja e re thotë se nuk priste ndonjë gjë të veçantë nga kjo ditë por thjesht dëshironte ta kishte kujtim. Ajo thotë se ceremonia ishte planifikuar ndryshe por karantina është një përkujtim i rrallë për ta dhe nuk donte të humbiste dasmën. Kështu, këtë ditë për ta përkujtuar si ngjarje, ata bënë disa fotografi në çati.

Dy të rinjtë I bashkohen vullnetarëve në pajisjet personale mbrojtëse për të bërë testet për COVID-19 si dhe për të dezinfektuar ambientin e përbashkët.

Mi, bashkëshorti i Young tashmë thotë se dëshirojnë të jetojnë në një mjedis më të sigurt dhe vendosën të kujdesen për fqinjët e tyre dhe pse nuk kanë trajtimin e duhur apo përvojën e kësaj lloj pune. Ai shton se problemet që hasin ata mund të hasen dhe nga të tjerët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë