Politikani i parë shqiptar mbërrin në Ukrainë

Publikuar më: 27/4/2022, ora 19:09
Untitled collage 44 1280x720

Politikani i parë shqiptar mbërrin në Ukrainë

Publikuar më: 27/4/2022, ora 19:09

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka mbërritur orët e fundit në rrethinat e Kievit, duke u bërë politikani i parë shqiptar që viziton Ukrainën që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Xhaferi udhëtoi drejt Ukrainës pas një ftese të homologut ukrainas, Rusllan Stefançuk. Bashkë me të, ishin dhe kryetarët e parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë u shfaq krah autoriteteve ukrainase i veshur me jelek antiplumb ndërsa pa dhe provat e masakrës së ushtrisë ruse në Bucha.