Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritet çmimi i gazit në Europë, pas ndërprerjes së furnizimit nga Rusia për Poloninë dhe Bullgarinë

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 10:47 | Bota
Rritet çmimi i gazit në Europë, pas ndërprerjes së

Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, përcolli valë shoku në tregun europian të gazit me çmimet. Çmimet u rritën me 24 përqind pasi Gazprom konfimroi mëngjesin e së mërkurës se kishte pezulluar furnizimet për dy vendet që refuzuan të paguanin në rubla.

Në një deklaratë, kompania tha se shërbimet nuk do të riktheheshin derisa pagesat të bëheshin me monedhën ruse.

Autoritetet polake e cilësuan masën një shkelje të kontratës, por thanë se mund t’ia dilnin edhe pa gazin rus.

“Siç e kam thënë shumë herë, Polonia është përgatitur për të pasuruar furnizimet me gaz dhe për ta siguruar atë nga drejtime të ndryshme.  Do të jemi në gjendje të mbrojmë ekonominë tonë, familjet dhe polakët kundër këtij hapi dramatik të Rusisë”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Kompania shtetërore e gazit në Poloni konfirmoi se furnizimet ishin ndërprerë. Ajo ka blerë 53 përqind të importeve të gazit nga Gazprom në tremujorin e parë të vitit, por Varshava thotë se mund ta sigurojë gazin nga burime të tjera përfshirë SHBA dhe vendet e gjirit.

Edhe Bullgaria, e cila mbështetet te Gazprom për më shumë se 90 përqind të furnizimeve me gaz. Ka ndërmarrë hapa për të gjetur burime alternative. Ministria e Energjisë në vend tha se Sofja i kishte përmbushur detyrimet e kontratës me Gazprom dhe i kishte bërë të gjitha pagesat e kërkuara. Bullgaria denoncoi përdorimin e gazit si armë politike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli