Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident i frikshëm, autobusi i shkollë përplaset nga dy makina që bënin garë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 20:29 | Bota
Aksident i frikshëm, autobusi i shkollë përplaset nga dy makina

Policia e Albuquerque në New Mexico ka publikuar pamjet e tmerrshme të momentit të aksidentit të një autobusi që transportonte nxënës shkollë.

Sipas autoriteteve, shoferi i një Ford Mustang u përplas me autobusin e shkollës duke e përmbysur atë ndërsa bënte garë në autostradë me një tjetër makinë.

Në momentin e aksidentit, në autobus udhëtonin 23 fëmijë të cilët fatmirësisht shpëtuan pa plagë të rënda, megjithëse përjetuan momente të vërteta paniku.

Autoritetet vlerësojnë se në momentin e aksidentit, makina që përplasi autobusin ishte duke udhëtuar me mbi 130 km në orë. Drejtuesi i saj ndodhet pas hekurave dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, të mbetur në tentativë.

https://twitter.com/CBSNews/status/1519670404847124481

A2 CNN Livestream

Dita jonë